Çfarë është eduroam?
“eduroam” (roaming arsimor) është shërbimi i sigurt i aksesit në roaming në mbarë botën. Ky shërbim u zhvillua për komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor dhe arsimit.
“eduroam” u mundëson studentëve, kërkuesve dhe stafit nga institucionet pjesëmarrëse të kenë lidhje interneti në të gjithë kampusin e tyre, si dhe kur vizitojnë institucione të tjera që ofrojnë lidhjen me “eduroam”, thjesht duke hapur laptopin e tyre.
PËR PËRDORUES
Ku mund të përdorET eduroam?
Më shumë se 10,000 hotspot “eduroam” janë të disponueshme në universitete, qendra kërkimore, akademi, shumë shkolla dhe institucione të tjera kërkimore dhe arsimore në më shumë se 100 territore anembanë botës. Kudo që “eduroam” shfaqet në listën tuaj të rrjeteve Wi-Fi, mund të keni qasje automatike në internet, nëse jeni përdorues i shërbimit “Eduroam”.
MËNYRA E FUNKSIONIMIT?
Me “eduroam” të instaluar në laptop, celular ose pajisje tjetër, nuk ka nevojë të kërkoni llogari të veçanta ose të huazoni ID të njerëzve të tjerë - thjesht aktivizoni pajisjen tuaj dhe duhet të jeni në linjë. Fjalëkalimi juaj për identitetin tuaj online ju jepet nga institucioni ku jeni regjistruar në studime ose jeni i punësuar. Vizitoni Configuration Assistant Tool (CAT) dhe klikoni butonin "eduroam user: download your eduroam installer", më pas zgjidhni institucionin.
Përse EDUROAM?
Me ekipet kërkimore dhe studentët duke u bërë gjithnjë e më të lëvizshëm, nevoja për t’u siguruar vizitorëve akses të sigurt në Wi-Fi mund të shkaktojë dhimbje koke të mëdha administrative. Burimet duhet të ndahen për ofrimin dhe mbështetjen e llogarive të përkohshme ose institucionet duhet të mbështeten në rrjete të hapura jashtëzakonisht të pasigurta.
MUNDËSI TË REJA
Duke u lidhur me “eduroam”, ju u ofroni studiuesve, stafit dhe studentëve tuaj akses në mijëra pika pjesëmarrëse në mbarë botën kur ata udhëtojnë në vendin tuaj ose në mbarë botën.
PËRFITIMET E EDUROAM
• “eduroam” ofron një zgjidhje të vetme që
plotëson të gjitha kërkesat për lidhjen celulare të një institucioni –duke mbështetur përdoruesit lokalë që lidhen me rrjetin lokal, vizitorët që lidhen me rrjetin lokal , vizitorët që lidhen me rrjetet e tjera pjesëmarrëse.
• “eduroam” heq nevojën për të ofruar
llogari të përkohshme për përdoruesit , duke reduktuar kështu barrën administrative dhe mbështetëse të imponuar nga lëvizja gjithnjë në rritje e studentëve dhe studiuesve midis institucioneve dhe shteteve.